Cërvenkovski pesimist për integrimin evropian, propozon hyrje në tregun dhe fondet e përbashkëtа të BE-së
Ish presidenti Branko Cërvenkovski nuk është optimist rreth integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Maqedoninë. Sipas tij, rajoni qëndron në vend dhe nuk ka vend për optimizëm në vitet e ardhshme. Ai shtoi se integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor ka ngecur me hapa të vegjël përpara.
“Për mua, janë mjaft të palogjikshme dhe pa mbështetje reale deklaratat, pa marrë parasysh se nga vijnë dhe nga kush vijnë, se nëse fillojmë negociatat tani për shtatë, apo edhe disa janë më optimistë dhe thonë se për katër deri pesë vjet, ne do të bëhemi anëtare e plotë e Unionit. Ose se lufta në Ukrainë po krijon një moment të ri që do të përshpejtojë procesin e zgjerimit. Ndoshta e kam gabim”, deklaroi Branko Cërvenkovski – ish-president i vendit.
Cërvenkovski theksoi se vendet anëtare më me ndikim të BE-së vazhdojnë në qëndrimin e tyre – së pari reformat brenda Unionit, pastaj zgjerimi. Ish-kreu i shtetit beson se premtimet e paplotësuara të Brukselit rrisin në mënyrë plotësuese euroskepticizmin. Prandaj, ai propozon një nismë të re rajonale, kryesisht ekonomike, e cila duhet t’u paraqitet së bashku institucioneve evropiane.
“Për ne vendet e Ballkanit Perëndimor më e rëndësishme, dhe në të njëjtën kohë na prek në vendimmarrjen tashmë të komplikuar brenda BE-së. Ajo është qasje në tregun e përbashkët dhe qasje në fondet e përbashkëta. Për ta thënë më qartë, nisma do të kishte të bënte me mundësimin e këtyre dy qëllimeve. Po e përsëris, që të mos ketë konfuzion. Kjo nuk do ishte ndonjë alternativë apo zëvendësim për anëtarësimin e plotë në BE”, tha Branko Cërvenkovski – ish-president i vendit.
Cërvenkovski, në debatin “Maqedonia e Veriut midis Ballkanit të Hapur dhe Procesit të Berlinit – a është i mundur anëtarësimi më i shpejt në Bashkimin Evropian?”, të organizuar nga Këshilli i Ambasadorëve, tha se iniciativa e re që ai propozon do të ishte një fazë kalimtare për anëtarësim të plotë, të cilën ai tani e vlerësoi si një situatë status quo.