May 18, 2024
Lajmet e reja

Çavi Hernandez, kandidati i parë për stolin e Barcelonës

Trajnerit Çavi Hernandez i bëhen plotë 600 ditë në krye te skuadrës “Al Sadd”, pa humbur një ndeshje në “Ligën e Yjeve të Katarit”. Një rekord absolut që mban në Katar me 34 ndeshje i pamposhtur, 30 fitore dhe katër barazime, ku skuadra e tij ka shënuar 113 gola dhe ka pranuar vetëm 28.

Humbja e fundit e Çavit në Katar ishte me 7 mars 2020, ku humben 1-0 nga Al Rajan. Që nga aty, kanë arritur 34 ndeshje pa humbje, me përqindje të fitores – rreth 88 për qind. Çavi shihet si favoriti për të marrë stolin e Barcelonës dhe mbetet të shihet nëse këtë të shtunë do jetë ndeshja e fundit në krye te “Al Sadd”.

Tekniku spanjoll deri me tani ka fituar shtatë trofe me klubin e Katarit, derisa është i hapur për të drejtuar Barcelonën.