Çasti i fundit është që gjuha shqipe të jetë e barabartë
SHKRUAN: NEHAT JAHIU
Shumë herë kam shkruar nëpër revista, gazeta , portale, kam shkruar ku kam shprehur opinionin tim në lidhje me barabartsinë e gjuhës shqipe, por gjithnjë opinionet e mia dhe shumë intelektualve, por edhe nga i mbarë populli shqiptarë kanë pritur që të hiqet 20 përqindshi tek gjuha shqipe, por ka hasur në veshë të shurdhër nga disa politikanë shqiptarë. Këta që nuk e kanë çuar amanetin e ushtarëve të UÇK-së, invalidve të luftës dhe gjakut të deerdhur tëdëshmorëv një ditë do të dënohen nga ky popull. Do të i mallkojë gjeneratat e reja që do të vijnë pas nesh.20 vite në pushtet dhe mos të hiqet 20 përqindshi që gjuha jonë shqipe në çdo cepë të Maqedonisë së Veriut mos të jetë e barabartë me gjuhën maqedone është absurd mbi absurdet.Juve pushtetarë shqiptarë që keni përfaqësuar popullin tuaj me votën e shqiptarëve çfarë pritët që nuk e realizuhet heqjen e 20 përqindshit. Unë nga sot kërkoj dhe kam besim se opozita shqiptare që në këto zgjedhje jam i bindur se do të triumfojë duke i marrë votat e shqiptarëve dhe një gjë të tillë do ta realizojnë. Që nga ditët e parë ve përbërjes së qeverisë së ardhshme do të bëjnë ndryshimin duke e hequr në çdo vend ku jeton vetëm një shqiptar nuk duhet të egzistoje asnjë përqind, por të jetë e barabartë në tërë Maqedoninë e Veriut. Unë po e përsërisë se qeveria e ardhshme me opozitën shqiptare që do të jenë në pozitë do e realizojnë. Nëse ndodhë që një gjë e tillë nuk do të realizohet unë i revoltuar do e them fjalinë e të madhit Gjergj Fishtës….., nuk do të jem më…Mjaft na mashtruat, na gënjyet me demagogjitë tuaja. Mbetem me shpresë se opozita e bashkuar do të e realizojë një gjë të këtillë që nga fillimi i qeverisë së re do të hiqet ky 20 përqindësh dhe gjuha jonë të jetë e barabartë me gjuhën maqedone. Po nuk ndodhi kjo gjaku i derdhur ndër shekuj do të ju mallkojë, por do të ju mallkojnë edhe Rilindasit Shqiptarë që u flijuan për gjuhën tonë të ëmbël shqipe e ju mos të brengoseni aspak.Ku ka në botë që unë në fshatin Orizare ta flasë gjuhën time qindpërqin me barbaërësi me maqedonasit, ndërsa vëllezërit e mi shqiptarë në Kumanovë dhe në fshatrat e kumanovës nuk do të e përdorin, sepse do i pengojë ky 20 përqindshi famoz.