Carovska: Sigurojmë qasje të barabartë në arsim cilësor për çdo fëmijë
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Mila Carovska tha se e drejta për arsim cilësor është njëra nga të drejtat më të paprekshme të secilës fëmijë dhe për këtë shkak, ajo thekson se si ministri ka krijuar politika dhe kanë siguruar investime me çka avancohet sistemin arsimore dhe ky sistem është i qasshëm për çdo fëmijë.Shkolla, shton ajo, na mëson për dijen, por edhe për dijen por edhe për shumë gjëra për jetën, për barayinë dhe për respektimin e dallimeve.
“Në bazë të këtyre vlerave ne ndërtojmë arsim që do të krijojë qytetarë që respektojnë të drejtat e njeriut, respektohen ndërmjet veti dhe janë të barabartë dhe të lirë”, thotë Carovska.
Ajo rikujtoi se para një viti e gjysmë janë bërë ndryshime në sigurimin e arsimit cilësor dhe përfshirës.
“U vendosën programe të reja mësimore për klasën e parë dhe të tretë me çka ndryshohet edhe qasje në mësim. Qasja e mësimit është përmes mendimit kritik dhe analizës. Për realizimin e ri të Konceptit që do të zbatohet gjatë 5 viteve të ardhshme, do t’i përmirësojmë kushtet e mësimit për nxënësit me sigurimin e pajisjeve IT, siç janë tabletat, mjetet e reja mësimore, 260 kabineteve të shkencave natyrore dhe gjithçka tjetër”, shprehet Carovska.
Sipas saj, të mëdha janë përpjekjet në drejtim të avancimit të arsimit përfshirës. Këtë vit mësimor, shton Carovska, janë punësuar 500 asistenë të cilët janë mbështetje e drejtpërdrejtë e nxënësve me pengesa.