Maqedoni

Çantat e rënda po deformojnë shtyllën kurrizore te shumë nxënës

Mungesa e aktivitetit fizik, çantat e rënda të shkollës dhe qëndrimi I gjatë në kompjuter ose telefon janë faktorët kryesor që çdo ditë e më shumë po rritet numri i fëmijëve me deformime në shtyllën kurrizore. Faton Ganiu, mësimdhënës I edukatës fizike shton se këto deformime tashmë janë të dukshme te fëmijët, madje që në momentin e parë që nxënësit bëjnë ecje në orën e edukatës fizike.

“Shofim deformitetet e boshtit kurrizor janë kosiluese te çdo nxënës dhe kanë një pah shumë të vrazhdë. Do të jetë shumë më e mirë derisa prindi e sheh dhe reagon në kohë të duhur që të mund të evitohen dhe jo të mer një shkallë krejtësisht jashtë normales dhe pastaj një trajtim shumë më I rëndë do të jetë. Shifen në atë moment kur bëjmë ecjet e para, në orë I mësojmë se si duhet të ecin drejt, si të mbajnë pozicionin e trupit. Në ato momente i shohim deformitetet që janë paraqit, si nga legeni, si nga boshti kurrizor edhe tepër është e rëndë, të I’a interpretosh prindit se nga ka ardhur që ai ta pranoj të njejtën po edhe ta implementoj te fëmija që të mund ta evitoj atë”, tha Faton Ganiu, mësimdhënës i edukatës fizike.

Ortopedja, Milena Bogojevska tha se për t’u tejkaluar këto probleme duhet të merren seriozisht udhëzimet e mjekëve shkollor për kontrolle të mëtejme ortopedike, Siç tha ajo, shumë prej deformiteteve mund të kurohen me ushtrime të vazhdueshme dhe mbajtje të paisjeve ortopedike.

“Unë besoj se çdo prind që është I paralajmëruar se fëmija I tij duhet të dërgohet në mjek e bën atë mirëpo në një numër të caktuar nuk respektohen ato këshilla të mjekëve, gjithashtu nuk respektohet edhe ky apel që fëmijët të jenë aktiv sa më shumë. Piikërisht për këtë vijnë deri te pasojat që më tutje edhe më shumë I kufizojnë mudësitë e tyre për rritje dhe zhvillim normal. Vjen deri te deformimi I shtyllës kurrizore, çdo ditë e më shumë vijnë pacientë me probleme dhe dhimbje në gishtat e mëdhenjë të dorës të cilat janë tipike për daktilografet si shkak I lojrave në telefon, këmbët I kanë të sheshta thuajse te 90 % e fëmijëve, e gjithë kjo si pasojë e jetës moderne”, u shpreh Milena Bogojevska, ortoped.

Bogojevska rekomandon kontrolle të rregullta të fëmijëve në ortoped dhe atë në disa faza, faza e zhvillimit të foshnjës, mosha parashkollore, mosha shkollore dhe mosha e pubertetit. Përveç kontrolleve të rregullta ortopedët aplikimin e sporteve të ndryshme dhe ushqim të shëndetshëm./Alsat.mk