Çairi e Belica e Bullgarisë në Bruksel nënshkruajnë Marrëveshje bashkëpunimi
Bruksel, 05.05.2023 – Në dy Misionet diplomatike pranë Bashkimin Evropian në Bruksel, të Maqedonisë së Veriut dhe të Republikës së Bullgarisë, sot u nënshkrua Marrëveshja e bashkëpunimit midis Komunës së Çairit dhe Komunës bullgare Belica.
“Ky është një akt tejet i veçantë për mua si kryetar dhe komunën që drejtoj ate të Çairit, sikurse edhe për kolegun tim bullgar Radosllav Revanski që një bashkëpunim të tillë e nënshkruam në vendin ku është edhe vet selia e Bashkimit Evropian dhe me ndihmën e eurodeputetit Ilhan Kyçyk sepse pikërisht nga këtu ku reflektohen vlerat e demokracisë, mirëqenies, zhvillimit ekonomik e social ne po fillojmë një bashkëpunim që padyshim dy komunave tona po na hap perspektiva të garantuara evropiane”, ka deklaruar pas nënshkrimit të Marrëveshjes në Bruksel kryetari i Çairit, Visar Ganiu.
Ai njëherit falënderoi edhe shefin e Misionit të Maqedonisë së Veriut pranë Bashkimit Evropianë në Bruksel Zylfi Ismaili për mikpritjen që e organizoi në përfaqësinë tonë diplomatike.