Buzhala: Në kohën e Hashim Thaçit buxheti u rrit më shumë se në kohën e VV-së
Viktor Buzhala i tha deputetit të VV-së Armend Muja se në kohën e Hashim Thaçit rritja e buxhetit ka qenë “ekstrem e madhe”.
“2.8 miliardë e keni trashëgu buxhetin para se ta marrë Vetëvendosje, që nënkupton rritja 2023-2024 është diku 100 milionë që në terma me përqindje shkon 3-4%”, i tha Buzhala Mujës.
“Kjo rritje ka ndodhë çdo vit, bile në qeverisjen e Hashim Thaçit rritja ka qenë ekstrem më e madhe, ka shku prej 600 milionëve në 1.6-1.7 miliard. Për tri vjet po”, tha Buzhala në Pressing, transmeton Express.
“Ne e masim realizimin, realizimi në kohën e pandemisë ka qenë 2.3 miliard, kurse në vitin 2019 kanë qenë 2 miliard të realizuara, tash ne i kemi realizu 3 milardë”, iu përgjigj Muja.
“Në vitin 2011 buxheti ka qenë 1.2 miliardë, deri në vitin 2019 është bë 2 miliardë”, shtoi Muja tutje.