Burgu historik “shndërrohet” në shtëpi, del në shitje për një shifër të konsiderueshme
Për ata që kërkojnë një shtëpi të re, kanë mundësinë të gjejnë një strehë të veçantë. Një burg i shekullit të 19-të është kthyer në një banesë me tre dhoma gjumi dhe ka dalë në treg për 200 000 mijë paund.
Ndërtesa u ndërtua në 1842 dhe thuhet se përmbante një sallë gjyqi të përdorur për tre dekada. I ndodhur në jug të Uellsit, burgu ka një kopsht piktoresk buzë lumit, dritare të mbyllura dhe dyer hekuri.
“Prona aktualisht ofron strehim në formën e një banese me tre dhoma gjumi me 2 dhoma pritjeje, banjo dhe kuzhinë, të gjitha të vendosura mbi atë që ishte burgu i qytetit me qelitë dhe mjetet e tij akoma në vend.”, thanë agjentët.