Bullgaria nuk do të kontestoj emrin e shkurtë “Maqedonia Veriore”
Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski deklaroi sot se me homologun e tij bullgar kanë arritur marrëveshje që Bullgaria të mos kontestoj emrin e shkurtë “Maqedonia Veriore”, shkruan Alsat.
“Sot arritëm pajtueshmëri se po hymë në një dinamikë të intensifikuar me qellim të zgjidhjes së çështje të hapura. Me zotin Petkov arritëm marrëveshje që Bullgaria të shfrytëzoj ermin e shkurtër Maqedonia Veriore, njëjtë sikurse edhe emrin e gjatë Republika e Maqedonisë së Veriut. Kjo nënkupton se Bullgaria nuk do ta pengoj emrin e shkurtër në ndonjë proces bilateral, dhe për këtë ka njoftuar Kombet e Bashkuara”, tha Kovaçevski duke shtuar se kjo paraqet një hap të madh në këtë kapitull të ri.
“Kemi një qëllim që të krijojmë të ardhme më të mirë për qytetarët tanë. Kjo vizitë përkon me 30 vjetorin e njohjes së vendit tonë me emrin zyrtar nga ana e Bulgarisë”, tha Kovaçevski duke paralajmëruar njëherit dhe mbledhjen e dy qeverive e cila do të realizohet më 25 janar.
“Më 25 janar mbledhje e përbashkët mes dy qeverive, do të formohen grupe pune që do të punojnë në projekte konkrete dhe në ndërtimin e raporteve më të mira për një të ardhme më të mirë. Presim që së shpejti të realizohen iniciativat të cilat i ka paralajmëruar vetë Petkovi”, tha Kovaçevski.
Petkov: Çështja e gjuhës është e përcaktuar qartë në Marrëveshjen për Fqinjësi të Mirë
A118.01.2022 334 Less than a minute
Në Marrëveshjen për Fqinjësi të mirë ka një përkufizim të qartë të gjuhës dhe ne absolutisht mbështesim vetë-përcaktimin e të gjithë qytetarëve në Maqedoninë Veriore, tha kryeministri bullgar Kiril Petkov në përgjigje të pyetjes së gazetarëve gjatë një konference të përbashkët për shtyp me kryeministrin maqedonas Dimitar Kovaçevski, shkruan Alsat.
“Marrëveshja për fqinjësi të mirë ka një definicion shumë të qartë të gjuhës dhe në atë drejtim ne absolutisht mbështesim përcaktimin e të gjithë qytetarëve në Republikën e Maqedonisë si dhe përdorimin e të gjitha gjuhëve siç përshkruhet në Kushtetutë. Ne e kuptojmë plotësisht këtë dhe do të vazhdojmë t’i trajtojmë të gjitha çështjet në atë frymë konstruktive,” tha Petkov.
Petkov: Do të kemi një dialog të ri konstruktiv
Petkov: Do të kemi një dialog të ri konstruktiv
SI18.01.2022 330 1 minute read
Kryeministri bullgar Kiril Petkov, në konferencën e përbashkët për media me kryeministrin e vendit, Dimitar Kovaçevski, tha se bashkëpunimi Shkup-Sofje, do të jetë real, shkruan Alast.
– Advertisements –
Ai tha se do të vazhdojnë edhe më tutje të punojnë dhe të sjellin rezultate të sakta që të mundësojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve.
“Bashkëpunimi Shkup-Sofje do të jetë real. Do të vazhdojmë edhe më tutje të punojmë dhe të sjellim rezultate të sakta që të u mundësojmë qytetarëve të lëvizin lirshëm. Cdo takim tani e tutje, do të caktohet me qëllime të carta, rezultate të carta dhe marrëdhënia miqësore nuk do të jetë vetëm në nivel politik por edhe biznesorë, etj. Atë që sot e arritëm është gjë reale. Kjo është një pun e përbashkët, do të kemi një dialog të ri konstruktiv dhe grupet mes vete do t’i specifikojnë gjërat. Sot jam një optimist i madh i aktiviteteve të përbashkta, dhe shpresoj se për secilën palë të ketë rezultate në kohë të shkurtër”, ka thënë Petkov.