Maqedoni

Bujare Abazi: Dokumenti për ndryshimin e emrave nuk është valid, bllokohet nga Qeveria LSDM-BDI në Regjistrin Qendror (Video)

Nënkryetarja e Qytetit të Shkupit, Bujare Abazi nga Aleanca për Shqiptarët tha se me 30 mars të vitit 2021 është sjellur një vendim nga Këshilli paraprak i Qytetit të Shkupit me të cilin janë bërë emërimet e disa rrugëve, në Qytetin e Shkupit, përcjell in7

Abazi thotë se vendimi ka thyerje ligjor për shkak se me 1 prill ka qenë procesi i regjistrimit, ndërsa ligji për regjistrim thotë se duhet së paku një vit përpara të gjitha këto veprim duhet të ndalohen për arsye se kanë implikim të drejtpërdrejt në vet procesin, pra ndryshimi i rrugëve, i numrave dhe kështu me radhë.

“Nga kjo shihet qartë se ky dokument nuk është valid. Ky dokument sot e kësaj dite ka mbetur në Regjistrin Qendror. Pra këtu kemi një ngërç, të cilën qeveria lokale e atëhershme LSDM-BDI kishte sjellë vendim, dhe i cili vendim sot stopohet prej pushtetit qendror. Ne duam që këtë propozim ta bëjmë real, ngase nuk është i tillë, dhe i ngjan më tepër si ato shkollat q kishin vit me rradhë që kishin dy emra, njërin në dokument dhe njërin që e thonim mes nesh”, tha Bujare Abazi.

Ajo bëri apel që ky dokument të zhbllokohet në Regjistrin Qendror dhe që këto rrugë të mos mbeten në letër.

“Në asnjë moment as unë as ASH nuk e kemi diskutuar përmbajtjen e dokumentit dhe nuk do të lejojmë që të bëhet ndryshime në emërtimin e tyre, por kjo si i tillë është joligjor dhe nuk është i praktikuar”, theksoi më tej Abazi./in7.tv/