Bujar Osmani në Studeniçan: Të planifikojnë të ardhmen këtu e jo në mërgim!
Fronti Europian i prirë nga kandidati për President të shtetit, Bujar Osmani, ka qëndruar në Komunën e Studeniçanit. Në Batincë, Moranë, Koliçan i Poshtëm. Kandidati për President ka takuar qytetarët e kësaj ane dhe prej afër është njoftuar me shqetësimet dhe problemet që kanë.
“Më vjen mirë që jemi bërë bashkë të gjitha komunitetet. Krenar që gjenerata ime po e pret këtë Front të madh të të gjitha komuniteteve. Çështja tjetër, ndoshta ju duket larg, por besoni se nuk ka mënyrë tjetër për standard më të mirë, përvec se të anëtarësohemi në BE”, deklaroi Osmani.
“Me përulësinë më të madhe, si njeri i juaji, si njeri që i ka kaluar këto rrugë, ju kërkoj mbështetjen tuaj që, në rolin e Presidentit, të vazhdoj atë që e kam nisur si Ministër i Jashtëm, si Zëvendëskryeministër, që deri në 2030-tën secili nga ju të ketë pasaportën europiane, të ketë jetë europiane dhe fëmijët tuaj ta planifikojnë të ardhmen këtu e jo në mërgim”, përfundoi Osmani.