Bujar Osmani dështoi, Zoran Zaev bën tentimin e fundit për zbutjen e Sofjes
Kryeministri Zoran Zaev, gjatë vizitës së tij ën Sofje, sot në mëngjes u takua me udhëheqjen e partisë GERB dhe kryetarin e saj Bojko Borisov. Lidhur me takimin në fjalë Zaev në “Twitter” ka shkruar se kanë diskutuar mundësinë e dialogut dhe mirëkuptimit midis të rinjve dhe brezave të ardhshëm.
“Agjendën punuese në Sofje e filluam me kreun e GERB-it dhe mikut tim Bojko Borisov. Diskutuam se është shumë e rëndësishme t’u mundësojmë brezave të rinj të kenë dialog dhe mirëkuptim. Nuk duhet t’i lejojmë të rinjtë të na urrejnë”, shkroi Zaev në Twitter.
Zaev udhëtoi në Bullgari dy ditë pas ministrit të punëve te jashtme, Bujar Osmani, me shpresë për të zbutur qëndrimet e Sofjes për mbledhje ndërqeveritare në qershor.