Maqedoni

Dita e tretë me radhë pa viktima nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë bërë 3.529 testime, ndërsa janë regjistruar 10 raste të reja me Covid-19

Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 18 pacientë të shëruar.

Ndërkohë në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë nga Covid-19.

Që nga fillimi i pandemisë e deri më tash janë bërë 844.654 testime për Covid-19 në të gjithë vendin. /SHENJA/