Borrell: Maqedonia e Veriut është e vendosur në rrugën e saj drejt BE-së
Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, përmes një postimi në “Twitter” ka thënë se Maqedonia e Veriut është shumë e vendosur në rrugën e saj drejt BE-së.
Më tej ai ka shtuar se qëndrimi i tyre mbetet i pandryshuar si për RMV-në ashtu edhe për Shqipërinë, vende këto, të cilat, sipas tij, kanë dhënë shumë dhe pret që sa më shpejt të jetë e mundur të mbajnë Konferencat e para Ndërqeveritare.
“Maqedonia e Veriut është e ankoruar fort në rrugën e saj drejt BE-së. Qëndrimi ynë mbetet i pandryshuar – si Maqedonia e Veriut ashtu edhe Shqipëria kanë dhënë shumë dhe ne presim që të mbajmë Konferencat e para Ndërqeveritare sa më shpejt të jetë e mundur. Këtë ia rikonfirmova ministrit Bujar Osmani këtë mëngjes”, ka shkruar Borell.