Borelli dhe Lajçaku në takimin e sotëm kanë propozuar dokumentin e Vuçiqit të para gjashtë muajve (Foto)
Këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar një dokument që sipas tij gjashtë muaj më parë është propozuar nga Serbia.
Jeton Zulfaj, thotë se i njëjti dokument është propozuar sot Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak.
”Një dokument gjashtëmujor i vjetër u përdor sot nga lehtësuesi për të mbuluar mungesën e pjesëmarrjes së Serbisë në përpjekjet për një plan të renditjes. Megjithatë, dokumenti është shumë i dobishëm për të kuptuar se si gjendja e Vuçiqit u bë pozicion i BE-së”, ka shkruar Zulfaj në Twitter, të enjten.
Në dokument thuhet se deri në fund të marsit duhet të ketë një draft status për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Ky proces do të vazhdojë sipas propozimit deri në fund të tetorit 2023 ku do të përfundojë themelimi i Asociaiconit.
Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, ka thënë pas takimit me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq se ka refuzuar të bëjë kompromisin ku Asociacioni është në qendër.
https://x.com/albinkurti/status/1702351289311506923?s=46&t=IAJNb5QO14_Bl17-P-pGqg