Borë në Bosnjë
Edhe pse jemi krejt në fund të pranverës dhe fillim të verës klimatologjike masa të ftohta ajrore me origjinë polare kanë depërtuar në Gadishullin Ballkanik, madje duke kushtëzuar reshje bore në viset malore.
Reshjet e borës sot janë regjistruar në Fojnicë të Bosnjës çfarë është mjaft e pazakont për këtë periudhë kohore, ndërsa në malin e Bjellashincës kanë rënën dhjetra cm borë por kjo nuk është e pazakont duke pas para sysh lartësinë e madhe mbidetare të Bjellashnicës.
Reshje bore pati edhe në majat e disa maleve të Kroacisë dhe Sllovenisë, ndërsa reshje bore mund të ketë ditëve të ardshme edhe në majat e maleve të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut./Meteoballkan