Maqedoni

Bojmacaliev: Nuk ka shkelje ose incidente të mëdha gjatë procesit zgjedhor

Zëvendës ministri plotësues i Punëve të Brendshme, Mitko Bojmacaliev sot në Kumanovë informoi se nuk janë vërejtur shkelje ose incidente më të mëdha deri tani në zgjedhje.

Ai theksoi se MPB-ja i ndërmerr të gjitha veprimet dhe qytetarët lirisht e shfrytëzojnë të drejtën e votës. Në deklaratë për mediumet, ai ka shfaqur shpresë se deri nga fundi i ditës do të mbahet tendenca e zgjedhjeve të lira dhe demokratike dhe theksoi se nëse paraqiten incidente ose shkelje të caktuara, policia do të veprojë, do të mënjanohen dhe votuesit lirisht do të votojnë.