May 17, 2024
Lajmet e reja

Bllokohen protestuesit në Tetovë, nuk lejohen të shkojnë tek zyrat e BDI-së

Pasditen e sotme kanë vazhduar protestat rreth tragjedisë në spitalin modular në Tetovë. Protestuesit me pankarta në duar u nisën fillimisht drejt Komunës së Tetovës, ku kërkuan dorëheqjen e Qeverisë dhe të kryetares së Komunës. Protesta po përcillet edhe nga forca të policisë, të cilët kanë bllokuar rrugën që çon deri tek zyrat e Bashkimit Demokratik për Integrim. Nga pamjet shihet se si kordoni i policisë ka bllokuar plotësisht rrugën.