Maqedoni

Bleu tokë dhe ndërtoi shtëpi pa leje, padi për gostivarasin!

Prokuroria Themelore Publike në Gostivar ka ngritur aktakuzë kundër 56-vjeçarit nga Gostivari për veprën penale “ndërtim pa leje” nga neni 244-a paragrafi 1 të Kodit Penal, kumtuan nga PTHP Gostivar.

“Nga gjysma e dytë e vitit 2018 deri më 27 shkurt 2019, në tokën e tij në rrugën “Sretko Krsteski” në Gostivar, i akuzuari ka ndërtuar objekt pa leje ndërtimi të lëshuar nga organi kompetent. Fillimisht ka blerë një parcelë, e më pas pa siguruar lejet e nevojshme ka filluar ndërtimin e një objekti – ndërtesë banimi me tre kate dhe përgatitjen për katin e katërt”, thonë nga Prokuroria e Gostivarit.