Maqedoni

Blendi Fevziu u bashkohet intelektualëve shqiptar/ Cënimi i shqipes – këmbanë alarmi për destabilizim më të madh

Nismës së qindra intelektualve shqiptarë për mos cënimin e gjuhës shqipe nga Gjykata Kushtetuese, po I bashkohen edhe personalitete publike jashtë kufijve të Maqedonisë së Veriut.

Gazetari Blendi Fevziu përmes një video-mesazhi nëpër rrjetet sociale ngre alarmin se nëse Gjykata Kushtetuese merr vendim për zhbërjen e gjuhës shqipe, sic thotë, mund të shlyej 20 vite të historisë së bashkëjetesës mes shqiptarëve dhe maqedonasve.

Sipas Blendi Fevziut, tentativa e maqedonasve për ta bërë një shtet vetëm të maqedonasve përfundoi me një luftë në vitin 2001 ku më pas lindi Marrëveshja e Ohrit.

“Bashkohem me 250 intelektualët e RMV-së, shqiptarë të RMV-së, për t`i thënë Gjykatës Kushtetuese të këtij vendi; “Mos luani kurrë me gjuhën e një kombi, mos luani kurrë me gjuhën, sepse gjuha është themeli i identitetit të atij kombi, është gjha me të cilin gjyshërit u kanë folur, baballarët u flasin sot fëmijëve, është gjuha që ata përdorin kudo, përditë, në çdo sekondë të jetës së tyre dhe nuk mund ta zëvendësojnë me maqedonishten. Të tentosh të fshijsh gjuhën shqipe nga RMV-ja është, as më shumë e as më pak, një këmbanë alarmi që mund të çojë në një destabilitet më të madh” – tha Blendi Fevziu, gazetar (autor i Opinion)

Mbi 250 intelektualë shqiptar, profesorë universitar hodhën firmat në një letër të hapur drejtuar Gjykatës Kushtetuese, ku kërkohet që Gjykata të mos abrogojë përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe.

Intelektualët shqiptar, përmes letrës, thonë se kanë arsye të dyshojnë se Gjykata Kushtetuese mund të bëhet pjesë e realizimit të një skenari me motive politike. /tvklan.mk/