Maqedoni

Bjeshkët e fshatit Zagraçan të Strugës i zbukuron shqiponja dykrenare

Fshati Zagraçan shtrihet aty ku mbarojnë kodrinat me komplekset shkëmbore magnetike të malit Jabllanicë, me një lartësi mbidetare 664 metra. Bjeshkët e këtij fshati tani janë zbukuruar me një shqiponjë dykrenare, me të cilën krenohen banorët e këtij fshati, transmeton Lideri.mk.

Fshati Zagraçan

Në fillim, në vendbanimin e parë banorët merreshin ekskluzivisht me bujqësi dhe blektori, ndërsa bujqësia i nënshtrohej fatit të kushteve klimatike (mungesa e ujit për vaditje). Nga aspekti socio-ekonomik, egzistenca e banorëve është varur ekskluzivisht nga bujqësia dhe blektoria, dhe kjo nevojë jetike i ka detyruar që të nguliten në këtë luginë për të mos i zënë me shtëpi tokat pjellore.

Bujqësia deri nga vitet 70-ta paralel me blegtorinë dhe kurbetin ka qënë veprimtari ekonomike dominante ndër banorët e këti fshati, për të siguruar egzistencën. Për këtë kanë qënë të angazhuar të gjithë familjarët, duke filluar që nga të miturit preh moshës 8-vjeçare, gratë, burrat dhe pleqtë. Ky angazhim me punët bujqësore ka qënë aktiv në gjith stinët e vitit por me një intensitet më të madh gjatë stinës së pranverës dhe të verës, kur fshati dhe fusha vëlonin nga si një kosh blete. Atëher toka punohej me mjete primitive. Lavrohej me qe dhe kuaj dhe me parmend. Korreshin dhe të lashtat ( gruri, thekri, tërshëra, elbi, gaori etj ). Barishtat nëpër livadhe dhe vende të tjera kositeshin me kosë dore. Ndërsa misri priteshte me drapër. Fusha e cila mbillej me një sipërfaqe prej më se 500 h kultivonte të gjitha bimët lavërtare si: grurin, elbin, tërshërë, thekër, urofi, graor, duhan, patate etj. dhe perimet si: domatja, speci, qepa, lakra etj. Deri në vitin 1957 deri atëher kur u ndërtua sistemi I kanalizimit për ujitje kultivoheshte misri dhe grosha në sipërfaqe më të vogla për shkak të mungesës së ujit për ujitje. Për atë kultivohështe një lloj misri që quheshte Shingjin, I cili nuk kërkonte ujë dhe bëheshtë edhe nëpër viset e thata. Të gjitha prodhimet bujqëaore nga fusha barteshin larë në fshat me qerre qesh prej druri dhe me kuaj samari . të gjitha aktivitetet bujqësore zhvilloheshin nëpër lëmenjtë që ishin aatëher nja 20 sosh, të vendosur në dy brigjet dhe ndonjë tjetër nga mesi I fshatit.

Pra me fjalë të pakta në këtë vend ka pas kushte të volitshnme për shumë kultura bujqësore, kështu në pjesën veri-lindore të fshatit janë ofruar kushte për kultivimin e hardhisë së rrushit. Në kohën e kolekivizimit (1951) u ngritën disa dhjetra hektar të vreshtave, mirë po pas prishjes së kolektivitetit ato iu këthyen pronarëve të më parshëm të tokave dhe nga vitet 90-ta nga mos kujdesia e madhe e këtyre pronarëve at u zhdukën për gjithmon. Kështu hardhia e rrushit nuk prodhohet më në as një vënd të fshatit. Mund të haste vetëm si pemë decorative-pjergulla para oborreve të shtëpive.

Pemteria në të kaluarën shum pak ka qënë e kultivuar. Mirë po pas viteve70-ta u bë kultivimi I disa pemëve si: molla, dardha, kajsia, qershia etj në sipërfaqe të konsiderueshme. Ndërsa sot po thuaj se ajo nuk kultivohet. Aty këtu mund të shohish nëpër kopshtet ndonjë dru peme, që mbahen më tepër si pemë dekorative se sa për ndonjë prodhim.

Pas viteve të 70-ta fbujqësia fillon të zhvillohet me një intenzitet më të shpejtuar dhe bujqësinë ekstensive dal ngadalë e zëvendëson ajo intensive. Gjatë kultivimeve të prodhimeve bujqësore u ndërmorën edhe shumë masa agrokteknike që bëri mjaft për ngritjen e rendimenteve sin ë kualitetin dhe kualitetet të këtyre prodhimeve. Ky zhvillim permanent arriti deri nga vitet e 90-ta. Që prej asaj kohe e këtej ajo do të pësoj një stangim të vërtetë. Ky stagnim filloj të ndiheshte edhe më parë, si pasojë e asaj që kurbeti mori një hov të madh, dhe njerëzit me të madhe fillojnë ta braktisin tokën duke parë levërdinë nga kurbeti e jo nga prodhimet puqësore.

Si pasojë e mungesës së krahut të punës dhe mos parja e prespektivave për të ardhmen e kësaj veprimtarie, koheve të fundit toka ka mbet e mjeruar dhe e braktisur krejtësisht. Arat e braktisura janë shëndruar në ambullishta ku rriten vetëm ferrat dhe bari i keq.