Maqedoni

Biznismenë shqiptarë nga Zvicra të interesuar për të investuar në Haraçinë

Dy biznismenë shqiptarë, njëri nga Kumanova dhe tjetri nga Struga që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër, të cilët deri më tani kanë ndihmuar në shumë projekte në Komunën e Haraçinës, premtojnë mbështetje të mëtejme për këtë komunë edhe në mandatin e radhës (2021 -2025) të kryetares Milikije Halimi, njofton shërbimi për informim i Komunës së Haraçinës.

“Selim Demiri nga Kumanova dhe Vullnet Shabani nga Struga që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër, deri më tani në disa mënyra kanë ndihmuar komunën për në realizimin e projekteve kapital, me qëllim që të përmirësohen kushtet për jetë për banorët e Haraçinës. Z.Shabani ka ndihmuar edhe në ndërtimin e xhamisë qendrore në Haraçinë. Ata premtojnë se do të shqyrtojnë mundësinë që në mandatin e ardhshëm të kryetares Milikije Halimi të investojnë në Komunën e Haraçinës me bizneset e tyre, me çka do të hapen edhe vende të reja të punës. Ne si komunë gjithnjë kemi qenë të hapur për bashkëpunim që është në interes të qytetarëve, si dhe për investitorët”, informojnë nga Komuna e Haraçinës.