April 26, 2024
Kosovë

Biznesmeni shqiptar besimtar i devotshëm: Rroga minimale në kompaninë time do të jetë 400 euro!

Binzismeni kosovar, Burim Piraj ka marrë vendim që nga 1 Marsi, rroga minimale në kompaninë e tij të 400 euro.

Njoftimi i plotë:

“Si pjesëtar i komunitetit të biznesit nuk mund t’i lejoj vetvetes rolin e spektatorit të ngjarjeve ekonomike dhe politike në vend!

Kosova është Atdheu ynë dhe ne duhet me aq sa mundemi të japim kontribut.

Nuk ndihem mirë kur e shoh vendin në një gjendje kaotike ku fuqia punëtore është e sfiduar për ekzistencë nën presionin e rritjes enorme të çmimeve të artikujve esencial dhe të energjisë,

Prandaj sot marr vendim që paga minimale në firmën time MEKA HALAL FOOD nga 1 Marsi 2022 me Emrin e të Madhit Zot të jetë 400€ neto!

Zoti e bekoftë Kosovën!
Zoti i bekoftë trojet shqiptare dhe diasporën!
Zoti i bekoftë shqiptarët!
#ALLAHUEKBER
#elhamdulillah”, është shprehur Piraj.