October 7, 2024
Maqedoni

Biznesmeni nga Likova solli investimin më të madh në krejt Kumanovën, “La Plaza” Qendër Tregtare që ia kanë lakmi edhe Shkupi e Prishtina

Dje në Kumanovë në mënyrë madhështore është hapaur qendra e madhe tregtare La Plaza. Ajo gjendet afër Tregut të Gjelbërt. La Plaza ka një hapësirë gjigande dhe thjeshtë është një vend i bukur për tu relaksuar, shkruan Open-TV.

E veçanta e këtij objekti është se është i pari i këtij lloji në komunën e Kumanovës me diku rreth 500 parkingje.

Në ceremoninë hapëse morën pjesë kryetari i komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, ai i komunës së Likovës, Erkan Arifi, Myftiu i Kumanovës, Abedin Imeri, këshilltarët komunal të partive politike në Kumanovë: Huzeir Mustafi, Ridvan Dervshi, Fitor Jakupi, Gëzim Kadriu, drejtor i Tregut të Gjelbërt, këngëtarja e njohur Xhensila Murtezaj dhe shumë mysafirë të tjerë.

Sot në ditën hapëse qytetarë të shumtë të Kumanovës ia kishin mësyer qendrës së madhe moderne La Plaza. Aty do të gjeni marka të shumta prestigjioze dhe moderne, kënde argëtuese për fëmijë si dhe shumëcka tjetër.

Për të arritur deri ky moment i hapjes janë dashur disa vite punë.

“Është dita më e lumtur në jetën time”, deklaroi pronari Nexhdet Ramadani dhe shtoi se nuk do të ndalen këtu.

Kënaqësinë për hapjen e këtij projekti të madh e shprehën edhe Maksim Dimtrievski dhe Erkan Arifi, kryetar i Kumanovës, përkatësishtë i komunë së Likovës.

“E përgëzoj kompaninë Liko Project për realizimin e qendrës së re tregtare La Plaza në Kumanovë. Kjo qendër tregtare do të thotë shumë për qytetarët, këtu do të mund të gjejnë të gjitha markat me të njëjtat çmime, me aksione, por edhe me çmime shumë më të ulëta. Vetë projekti, siç është implementuar, prezanton standarde të reja në ndërtim për qytetin e Kumanovës. Do të dëshiroja që investitorët e ardhshëm në qytet të ndjekin këtë shembull në fushën e investimeve dhe të investojnë në projekte të tilla. Është një njësi biznesi me përmbajtje të përputhshme. E veçanta e këtij objekti është se është objekti i parë në territorin e komunës së Kumanovës, i cili ka numrin më të madh të parkingjeve, ose vetë objekti brenda përmbajtjes së tij parasheh diku rreth 500 parkingje, shembull i mirë që duhet të do të ndiqet në të ardhmen për të ndërtuar investime të tjera në qytet”, deklaroi Dimitrievski.

“Përveç se Kumanova tashmë bëhet me qendër tregtare, tashmë edhe La Plaza Mall i ka sjell një shije tjetër qytetit”, u shpreh Arifi.

La Plaza është është investimi i madh privat në Kumanovë. Kjo qendër e madhe do të jetë një ambient tërheqës dhe komod për të gjithë kumanovarët. (Open-TV)