Biznesmeni nga Gostivari bleu tre kamionë për 70 mijë euro, por nuk i ka paguar ende
Me datë 07.08.2024 në ora 17:00 në SPB Tetovë, avokati i personit juridik nga Velesi ka raportuar se klineti i tij është mashtruar nga pronari i një personi juridik nga Gostivari. Sipas njoftimit, katër muaj më parë në Tetovë janë marrë vesh me fostivarasin që t’ia shesë tre kamionë për 70 mijë euro. Siç raportohet, pasi janë marrë vesh, personi nga Gostivari i ka paguar 30 mijë euro dhe i ka marrë kamionët, ndërsa shumën e mbetur është dashur ta paguajë brenda 10 ditëve, gjë që nuk e ka bë. Gjithashtu, sipas kallëzimit, ai i ka kërkuar gostivarasit që t’i kthejë kamionët, e mashe ia ka kthyer paratë (30 mijë eurot) në llogarinë e tij, por ai ka refuzuar t’ia kthejë kamionët. Po merren masa për zbardhjen e rastit.