Biznesmeni kumanovar Zenun Ismaili po prekë majat e suksesit në Mal të Zi
Biznismeni gjegjësisht menaxheri kumanovar Zenun Ismaili po prekë majat e suksesit të biznesit në tregun e Malit të Zi. Ai për një periudhë relativisht të shkurtër, me kompaninë “Alimi Grup”, eshte radhitur i treti per nga suksesi ne rajonin e Tivarit dhe Ulqinit ne Mal të Zi.
“Duke shfrytezuar avantazhin qe na e ofron Porti i Tivarit kemi ulur koston e transportit dhe kemi rritur si rrjedhoj shitjen ne keto tregje, duke shtuar gamen e produkteve dhe jemi shndërruar ne pike shume efikase distribuimi ne kete rajon te Balkanit”, ka thene menaxheri i kesaj ndemarrjeje te suksesshme zoti Zenun Ismaili.
Ne baze te bilanceve te vitit kaluar 2023, kompania “Alimi Grup” eshte radhitur si kompania e tretë, më e madhe ne rajonin e Tivarit dhe Ulqinit te Malit te Zi, në të gjitha kategoritë.
“Alim Grup” eshte themeluar ne Mal te Zi ne vitin 2017 dhe ka nje rritje te vazhdueshme ne treg, duke perfshire Malin e Zi, Kosoven dhe Bosnjen si tregje kryesore.
Perndryshe, kompania ne fjale eshte me pronesi nga Turqia, kurse e menaxhon me shumë sukses kumanovari Zenun Ismaili.