Bislimovski: KRRE shpallet rregullatori numër një nga ana e Sekretariatit të Bashkësisë Energjetike
Komisioni Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime Ujore (KRRE) katër vite me radhë është vlerësuar si rregullator numër një nga ana e Sekretariatit të Bashkësisë Energjetike. Në raportin vjetor për vitin 2021 KRRE e ndan vendin e parë me Gjeorgjinë dhe Malin e Zi.
Sekretariati në raport thekson se KRRE ka profil të lartë profesional dhe vazhdon me dëshmimin e pavarësisë rregullatore.
“Me këtë mirënjohje përfundojmë një cikël prej katër viteve të suksesshme të njëpasnjëshme punë ekipore e cila reflekton kompetencë, kredibilitet, profesionalizëm dhe pavarësi. Mirënjohja nga Sekretariati në Vjenë është konfirmim për të gjitha aktivitetet tona të cilat i kemi ndërmarrë dhe vendimet që i kemi sjellë. Sukseset nuk janë të rastësishme dhe këtë mirënjohje ia kushtoj të punësuarve të cilët e japin maksimumin e tyre në të gjitha proceset”, tha kryetari i KRRE-së, Marko Bislimovsi i cili është edhe kryetar i Bordit të rregullatorëve”, pozicion të cilin e shënon Sekretariati.
Sipas KRRE-së, nga Vjena edhe këtë vit bëjnë të ditur se procedurat e ndërlikuara janë pengesë për tërheqje të kuadrove të reja.
Në Raport theksohet edhe ueb-platforma e vendosur nga ana e KRRE-së e cila shërben si mjet për zbatimin e çmimeve të energjisë elektrike që të lehtësohet vendimi gjatë ndryshimit të furnizuesit për amvisëri dhe konsumatorëve të vegjël. Sa i përket proceseve të tjera, është theksuar nevoja për përfshirje të kodeve të rrjetëzuara në rregullativë me të cilat teknikisht rregullohen çështje të caktuara nga aspekti i funksionimit të rrjeteve. Në periudhën e ardhshme, pritet të arrihet harmonizim me rregullativat për funksionim transparent të tregjeve përmes vendosjes së rregullave të caktuara për sjellje të pjesëmarrësve të tregjeve.