May 3, 2024
Maqedoni

Bisedë për karrierë me kryetarin e Gjykatës Themelore të Tetovës, Hasan Asani!

Biseda e sotme për karrierë u zhvillua me Kryetarin e Gjykatës Themelore në Tetovë, Hasan Asani.

Të rinjtë nga shkollat e mesme dhe studentët e Fakultetit Juridik pranë UEJL-së, sot patën mundësi që të mësojnë më shumë nga karriera e suksesshme e Hasan Asanit, i cili ndau me pjesëmarrësit disa këshilla të vlefshme për sukses.

Në fund të bisedës, të rinjtë patën mundësi të njihen nga afër me punën e Gjykatës Themelore në Tetovë.

Ky aktivitet realizohet në kuadër të projektit “Dialogu shoqëror dhe e ardhmja e punës”, dhe mbështetet nga Qendra ndërkombëtare Olaf Palme dhe Qeveria suedeze.