Bisedë në Itali me mërgimtarin dibran, Abdulla Bufi: Katër dekada larg vendlindjes, por gjithmonë në shërbim të atdheut!
Majtas: Abdulla Bufi, Veprimtar në Itali
Djathtas: Qerim Bajrami, Gazetar
Prej momentit që si përfaqsues i portalit Lideri.mk u nisa për të vizituar rajonin Umbria në Itali, vazhdimisht më përcillte ndjenja se do të takoj ndonjë bashkëkombas që ia vlen ta prezantojmë para opinionit për arritjet e tij. Kjo ndjenjë e imja u bë realitet në ditën e tretë të vizitës një javore, kur në Peruggia, qytetin më të madh të Umbrias takova mëegimtarin, veprimtarin dhe intelektualin e gjithanshëm nga Dibra, Abdulla Bufi.
Në fakt, me z. Bufi u takova me rekomandim të bashkëkombasve tjerë, me të cilët paraprakisht u njoftuam dhe shkëmbyem biseda për shqiptarët që jetojnë në këtë pjesë mjaft të bukur të Italisë qendrore. Të gjithë ata pa përjashtim, si adresë më të saktë dhe më të sigurt që mund të na e pasqyrojë realitetin shqiptar të Peruggias dhe Umbrias, na e rekomanduan pikërisht Abdulla Bufin.
Biografia e tij është impresive dhe dëshmon aktivitetin e palodhshëm intelektual e kombëtar. Ka qenë anëtar i kryesisë të Këshillit Qendror për Itali i Fondit “Liria Kombëtare”, përfaqësues i popullit shqiptar në takim të Amnesty International në Jesi, AN në vitin 2000, mbas luftës të Kosovës. Anëtar efektiv i Consiglio territoriale per l’immigrazione, pranë Prefekturës në Perugia ka qenë shtatë vite, nga viti 2000 deri në vitin 2007. Gjatë luftërave në ballkan 1998 – 2002, Bufi ka qenë aktivist i palodhur për sensibilizimin e gjendjes në atdhe Kryetar dhe bashkëthemelues i shoqatës kulturore “Onufri” në Perugia Bashkëthemelues dhe Kryetar i koperativës sociale “Momo Soc. Coop. Sociale” Mantignana, Corciano, PG Kryetar nga viti 2004 deri ne vitin 2009. Koperativa është e strukturë e shëndoshë e kujdeset për fëmijët e moshës prej 14 vjet deri me 18 vjet. Bashkëthemelues i shoqatës Atdhetare “Ilirida” në Foligno afër Peruggias, Shoqatë e shëndoshë që punon mirë.
“Po bëhen gati katër dekada që erdha në Itali. Sapo kisha diplomuar si inxhinnier i elektrikës, perspektiva në vendlindje nuk dukej e mirë. Në njërën anë ishte kriza dhe papunësia, mungesa e perspektivës, kurse në anën tjetër ishte presioni dhe përndjekja nga sistemi. Dëshira për të jetuar dhe për të kontribuar profesionalisht ishte e madhe, por ishte e pamundur që një i ri si unë t’I kundërvihej gjithë atij regjimi të egër monist.
Por edhe pse po bëhen gati katër dekada që jam në mërgim, larg vendlindjes, gjithmonë jamë përpjekur të jem në shërbim të atdheut. Jam munduar t’i dal hakut deri diku athdeut, borxh që ia kemi të gjithë, sepse është e pamundur që në tërësi t’i dalim hakut atdheut, sado që të përpiqemi. Me rëndësi është që të gjithë të bëjmë maksimumin që na takon. Ky është mesazhi im posaçërisht për rininë tonë që e ka kapluar eksodi masiv I largimit nga vendlindja: Ngado që të ju çojnë rrugët e jetës, shqiptarinë mbajeni me veti dhe vendlindjen mos e harroni”, thotë që në fillim të bisedës Abdulla Bufi, sapo përshëndetemi përzemërsisht, siç ndodh zakonisht kur takohen dy bashkëkombas jashtë vendlindjes.
Dhe vazhdon:
“Në Peruggia si qytet jemi 5.000 shqiptarë, kurse në tërë regjionin rreth 7.000 shqiptarë. Dikur kemi qenë 9.000, por pati një periudhë kur shumë shqiptarë lëshuan Italinë dhe ia mësyen Zvicrës, Gjermanisë, e vendeve tjera më në perëndim. Angazhimi i vazhdueshëm i yni si gjenerata më të moshuara është që të ruajmë dhe kultivojmë traditat kombëtare dhe ato tua lëmë trashëgimi gjeneratave të reja. Mund të shprehem i kënaqur që kemi mbështetje edhe nga gjeneratat e reja, tek të cilët është mjaft i madh interesimi për të mësuar gjuhën shqipe dhe për të ruajtur identitetin kombëtar”, thotë më tej gjatë bisedës sonë z. Bufi, duke na sjellur plotë detaje për këtë pjesë të Italisë, e në veçanti për shqiptarët që jetojnë aty.
Krenaria e shqiptarëve në Peruxha është Shoqata kulturoro-artistike “Onufri”, e cila grumbullon bashkëskombasit tanë dhe kultivon traditat kombëtare, me qëllimin e vetëm që t’i përcjellë nga gjenerata në gjeneratë.
“Duhet falënderuar edhe autoritetet e nivelit komunal dhe nacional që na përkrahin dhe na krijojnë hapësirë për të arritur këtë qëllim. E kemi Shoqatën tonë Kulturore Artistike “Onufri” të themeluar në vitin 1998, që është një nga shoqatat më jetëgjata që funksionon në mërgatë. Jemi krenar me funksionimin e kësaj shoqate dhe kemi mpotiv të plotë që ta mbajmë gjallë edhe më tej, sepse bashkë me “Onufrin” mbajm gjallë edhe traditat tona këtu në Peruxha. Shoqata ka për qëllim promovomin e aktiviteteve kulturale, sportive, rekreative ashtuqë të kontribojë në rritjen kulturore të antarëve dhe integrimin e dy kulturave: Shqipëtare e Italiane. Kryetari i shoqatës jam unë, sekretare e përgjithshme Luljeta Osmanaj, kurse në gjirin e shoqatës njëkohësisht edhe si anëtarë të kryesisë bashkëpunojnë Laureta Muzhani, përkthyese zyrtare dhe ndërmjetësuse kulturore, avokatja e specializuar për probleme me emigracionin Brikena Daja. Aktivitetet i zhvillojmë në bashkëpunim të ngushtë është edhe me shkollën shqipe në Perugia “Adem e Hamëz Jashar”
me mësueset Emrie Skuka, Kimete Osmanaj, Viola Gila dhe Ferizate Bajrami Ibrahimi”, shprehet veprimtari Abdulla Bufi.
Onufri me aktivitete në çdo festë kombëtare
Peruxha është një qytet me mjaft bukuri të rralla, me banorë mikëpritës dhe me histori të lashtë
“Mikëpritja dhe bujaria e tyre na ka bërë të ndjehemi deri diku si në shtëpinë tonë dhe gjatë gjithë këtyre dekadave që jemi këtu, të harrojmë sadopak mallin e vazhdueshëm që kemi për vendlindjen”, thotë Bufi duke folur me fjalë miradie për mikëpritjen dhe bujarinë e banorëve të këtyre anëve.
Pasi zhvillojmë intervistën, vendosim të bëjmë një vizitë deri tek hotel “Brufani”, ku u helmua kryeministri i parë i Shqipërisë së pavarur, Ismail Qemajli. Helmimi i plakut të flamurit sot e kësaj dite ka mbetur i pandriçuar me ndonjë version zyrtar.
“Ky është ende një mister, i cili shpresoj se do të ndriçohet herdokur. Nevojitet që shteti shqiptar të bëjë iniciativë”, shprehet Bufi.
Biseda vazhdon edhe më tej. Sa bisedojmë për Maqedoninë e Veriut, sa për Kosovën, e sa për Shqipërinë. Vjen koha të përshëndetemi, për të vazhduar në qytetet e radhës prej ku do sjellim reportazhe tjera ekskluzive në portalin tonë Lideri.mk. Kurse me zotëri Abdulla Bufin takimin e radhës e caktojmë në Prishtinë, ku ai do të mer pjesë në Kongresin rregullt të pedagogëve shqiptarë në diasporë, që këtë fundjavë zhvillohet në kryeqytetin e Kosovës.
“Mos harroni të shkruani për vërejtjen time që kam se shqiptarët në Maqedoni edhe pse gjatë kohë kanë udhëhequr Ministrinë e arsimit, prap se prap nuk marin pjesë në këtë Kongres”, na rikujton z. Bufi vërejtjen e shprehur që në fillim të takimit tonë.
(Autor i tekstit: Q. Bajrami, Lektura: A. Islami, Disenji grafik: M.Osmani)
Me rastin e fundit të vitit mësimor 2023/2024, shkolla shqipe
“Adem e Hamëz Jashari”- Perugia Pregatiti një pjesë teatrale:
“Kush e solli Doruntinën”
Në sallë, nxënësit, e tërhoqën publikun tonë artdashës.
Faleminderit e urime nxënësve për recitimin,
faleminderit publikut, komunitetit shqiptar në Mugnano / Perugia.
Një falenderim i madh prindërve që i sjellin fëmijët çdo të shtunë, e kësaj here edhe i kanë ushtruar fëmijët në shtëpi.
Poashtu faleminderit bashkëkombasve për bashkëpunim në organizim e punët rreth organizimit.
Për ata që nuk kanë mundur të vijnë në teatër bashkanjgjes pjesën teatrale komplet. Qartë se shikuesit u kënaqën në vijim me këngë e valle. Shikim të këndshëm!
Video në LINK: https://www.facebook.com/share/v/aiyNG8ViMxvCGB7S/