Biljana Jovanovska shkarkohet nga pozita e drejtoreshës së fondit pensional, pozita do t’i takojë Alternativës
Bordi i drejtorëve ka shkarkuar sot drejtoreshën e Fondit për sigurim pensional dhe invalidor të Maqedonisë së Veriut, Biljana Jovanovska, shkruan Alsat.mk
Nga Fondi për sigurim pensional dhe invalidor për MPB-në thonë se shkarkimi i Jovanovskës ka ardhur për shkak të marrëveshjes që pozita e drejtorit t’i takojë Alternativës, partnerit të ri të koalicionit në Qeveri.
Jovanovska duhet ta pasojë Dritan Bexhetin nga Alternativa, vendim i cili ka kaluar në mbledhjen e Bordit të drejtorëve të Fondit, por që duhet të konfirmohet nga Qeveria.