Maqedoni

Bilall Kasami publikon borxhin e komunës nëpër bilborde

Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami ka mbajtur premtimin e dhënë në lidhje me publikimin e borxhit të komunës që paraqiti në press konferencën për 100 ditëshin.

Kasami u zotua se borxhin e Komunës së Tetovës do e prezentoj para qytetarëve nëpër bilborde dhe në sheshin Iliria përmes një monitori.

Sot, nëpër rrugët e Tetovës mund të shihet borxhi i komunës i paraqitur në bilbordë.