Bilall Kasami organizon iftar me rininë e Besës
Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami sot ka organizuar iftar me të rinjtë e subjektit që udhëheq.
” Aty ku ka bashkim, aty ka edhe shpresë. Ata menduan se i dëbuan gjithë të rinjtë, por gabuan, sepse ka ende shumë këtu dhe këta janë shpresa e së ardhmes, janë energjia dhe forca, që askush nuk mund t’ua ndal hovin për ndryshim dhe punë të mira.
Kjo është një ndër pamjet më të bukura të energjisë rinore. Nuk kam parë pamje më të bukur gjatë këtij Ramazani se sa ky iftar me të rinjtë e Lëvizjes BESA – Tetovë me rrethinë.
Rinia është forcë që bashkon, forcë që nuk ndalet në ëndrrën për një jetë më dinjitoze dhe më të mire për të gjithë.