May 5, 2024
Maqedoni

Bie pak shi në Tetovë, rrugët bëhen si moçale

Në Tetovë sot janë shënuar reshje shiu, sikurse në pjesën më të madhe të Maqedonisë së Veriut. Edhe pse reshjet nuk kanë qenë shumë intenzive, menjëherë janë krijuar moçale nëpër rrugë dhe nëpër lagje, si pasojë e mungesës së infrastrukturës së nevojshme.
Aktivisti i shoqerise civile, Ngadhnjim Mehmeti, njëheri kandidat në listën “Më Mirë për Tetovën”, me ironi ka komentuar gjendjen që shkaktohet në Tetovë pas reshjeve.
“ Nuk quheshka kot “Ohridska” kjo rruge ne Tetove! Tamam liqen. Zgjidh jeten, voto liqenin!”, ka komentuar Mehmeti.