BallinaMaqedoni

Bie niveli i ujit te penda e Likovës, a mund të mbetet Kumanova pa ujë?

Penda akumulues e Gllazhnjës së Likovës, nga ku i gjithë rajoni i Kumanovës furnizohet me ujë të pijshëm dhe për ujitje, po i afrohet prekur pikës minimale të rezervave të ujit

Për çudi reshjet e fundjavës së shkuar nuk kanë sjellë ndonjë përmirësim edhe pse ishin mjaft të mëdha, shkruan portali Lideri.mk.

Kjo tregon se uji po harxhohet në sasi më të mëdha edhe pse tani jemi jashtë sezojit veror, kur uji i dy pendave shfrytëzohet edhe për ujitje të arave.

Rrallherë ka ndodhur që në këtë periudhë sezoni ajo të ruajë këtë nivel të ulët, gjë që shton frikën e banorëve të Likovës e Kumanovës./Lideri