Maqedoni

Biden uron 8 Shtatorin – Pavarësinë e Maqedonisë së Veriut

Me krenari ju përshëndesim si aleate e 30-të e NATO-s dhe me padurim presim të ju shohim edhe në BE. SHBA mbetet mbështetës i palëkundur i Maqedonisë së Veriut, ka porositur mes tjerash presidenti amerikan Joe Biden në urimin deri te presidenti Stevo Pendarovski me rastin e Ditës së pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut- 8 Shtatori.

-Në emër të popullit amerikan ju uroj Ditën e pavarësisë së Maqedonisë së Veriut. Duke shënuar këtë rast, ne poashtu e shënojmë 25 vjetorin e marrëdhënieve tona diplomatike dhe miqësinë e fuqishme mes dy kombeve tona. Vendet tona i bashkojnë lidhjet tona familjare dhe historike si dhe vlerat tona të përbashkëta demokratike dhe përkushtimi i të drejtave të njeriut. Partneriteti jonë do të vazhdojë t’u shërbejë popujve tanë në vitet që vijnë.

Me krenari e përshëndesim Maqedoninë e Veriut si aleate e 30-të e NATO-s vitin e kaluar, duke e pranuar se vendi juaj ka dhënë kontribut vital për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit para se të kyçet në Aleancë. Ju falënderojmë që këtë vit ishit nikoqir i trajnimit multinacional “Goditje vendimtare 21” në Qendrën për stërvitje ushtarake “Krivollak” dhe që përsëri treguat kapacitete udhëheqëse dhe përkushtimin e Maqedonisë së Veriut.

Siç vendi juaj vazhdon të përparojë- rritje e prosperitetit për të gjithë qytetarët, përmirësim të sundimit të së drejtës, forcim të institucioneve tuaja demokratike- SHBA mbetet mbështetës i juaj i fuqishëm dhe i palëkundur.

Me padurim presim të bashkëpunojmë me Maqedoninë e Veriut në rrugën e zbatimit të reformave që do të sigurojnë të ardhmen evropiane të vendit tuaj, përfshirë edhe inkuadrimin në Bashkimin Evropian.

Ju dëshiroj Ditë të sigurt dhe të lumtur të pavarësisë dhe ju falënderoj për miqësinë tuaj shumëvjeçare, shkruan në urimin presidenti i SHBA-së, Joe Biden deri te presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski me rastin e Ditës së pavarësisë -8 Shtatori.