Biden: Shpërthimi në spitalin e Gazës duket se nuk është shkaktuar nga Izraeli
Presidenti amerikan Joe Biden, në vizitën e tij në Izrael tha se shpërthimi që vrau qindra persona në spitalin në Rripin e Gazës duket se nuk është shkaktuar nga Izraeli.
Presidenti amerikan tha se kishte shumë njerëz atje që nuk ishin të sigurt se çfarë e shkaktoi shpërthimin.
Lideri amerikan tha se shteti i tij do të sigurohet që Izraeli të ketë pajisjet e duhura për të vazhduar që t’iu përgjigjet sulmeve të militantëve të Hamasit.
Sipas presidenti amerikan Hamasi nuk e përfaqëson popullin palestinez dhe se gjithmonë u ka sjellë atyre dhimbje. Bajden tha se SHBA-ja e ka bërë të qartë se qëndron me Izraelin.
“Ne do të vazhdojmë të punojmë me ju dhe partnerët në të gjithë rajonin për të parandaluar tragjeditë për civilët e pafajshëm. 75 vjet më parë, themeluesit tuaj deklaruan se ky komb do të jetë një komb i bazuar në lirinë, drejtësinë dhe paqen. Shtetet e Bashkuara qëndrojnë me ju në mbrojtje të kësaj lirie, drejtësie dhe në mbështetje të paqes. Sot, nesër dhe gjithmonë, ju premtojmë”, tha Biden./