Kosovë

Biden përmend Kosovën para mbarë botës në kulmin e krizës në Ukrainë, flet për djalin e tij të ndjerë

Biden flet për djalin e tij të ndjerë i cili kishte shërbyer në Kosovë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden, e ka kujtuar djalin e tij të ndjerë Beau Biden, i cili ka shërbyer në Afganistan, Irak por edhe në Kosovë.

Biden tha se ushtarët amerikanë pas shërbimit kthehen në shtëpi me dhimbje koke, marramendje dhe kancer.

Ai theksoi se njëri nga ta ishte edhe djali i tij, që nuk dihet se cili ishte shkaku që ia shkaktoi atij kancerin në tru.

“Trupat tanë janë përballur me rreziqe të shumta, njëra ishte tymi toksik nga mbeturinës e luftës në bazat ushtarake në Irak dhe Afganistan, ku ishin vendosur trupat amerikane. Shumë prej jush kanë qenë atje. Unë kam hyrë dhe kam dalë nga Iraku e Afganistani mbi 40 herë. Shumë nga luftëtarët më të aftë dhe më të stërvitur në botë, ktheheshin me dhimbje koke, marramendje dhe kancer”.

“Një nga ata ushtarë ishte edhe djali im, Beau Biden. Nuk e di nëse depoja e djegies (vend ku digjen materialet ushtarake) ku ai ishte afër, në Irak e pastaj në Kosovë, u bë shkak i kancerit të trurit dhe sëmundjes së shumë trupave të tjerë”.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë shtoi se do të angazhohet për zbardhjen e çdo rasti.

“Sot jemi më të fortë se një vit më parë. Dhe ne do të jemi më të fortë pas një viti, nga ajo se sa jemi sot“.

Për nder të tij rruga që çon për në kampin ushtarak “Bondsteel”, që gjendet në Ferizaj ka marr emrin e “Beau Biden”.