Bexheti: Kemi studentë nga Taxhikistani dhe Pakistani që punojnë dhe duan të jetojnë në Maqedoni
Kemi studentë nga Taxhikistani dhe Pakistani që punojnë dhe duan të jetojnë në Maqedoni
Vlerësimi i akademikut Abdulmenaf Bexheti është se në Ballkanin Perëndimor ka pasur progres të madh në drejtim të zhvillimit dhe bashkëpunimit, krahasuar me situatën e 10 apo 15 viteve më parë. Por ka ende dallime të mëdha midis gjashtë vendeve sepse sipas Bexhetit, jo të gjitha po ecin me të njëjtin ritëm dhe ka dallime të mëdha në tërheqjen e investimeve të huaja. Këto konstatime akademiku Bexheti i bëri në një intervistë për Klan Debat gjatë mbajtjes së Forumit Ekonomik të Shkupit.
“Nuk mendoj shoqëria është e përgatitur ta pranojë këtë. Shqipëria pak më herët u ballafaqua me këtë temë. Në universitetin që unë drejtoj kemi 100 studentë me qëndrim të rregulluar ligjor nga Taxhikistani dhe Pakistani. Studiojnë tek ne dhe besoni se në vitin e dytë janë rreth 100 studentë me bursa amerikane. Mbi 50 % e tyre veçmë janë duke punuar dhe jo vetëm që punojnë, por ata duan edhe të qëndrojnë këtu. Nuk pranohen ende mirë nga rrethi”, deklaroi në Klan Debat, Abdulmenaf Bexheti./KlanMacedonia