April 28, 2024
Maqedoni

Beteja për legalizimin e paraleleve shqipe në Kumanovë frymëzoi luftën e UÇK-së(Video)

Pas 5 vjetë mbylljeje të paraleleve në gjuhën shqipe pranë Gjimnazit “Goce Dellçev“ në Kumanovë nga ish sistemi monist, tri dekada më parë punëtorë të arsimit e arsimdashës të tjerë duke mos përfillur urdhërat e atëhershme hapën tri paralelet e para në gjuhën shqipe të cilat vepronin në hapësirat e Shkollës së atëhershme fillore “Vëllazërimi” tani “Naim Frashëri“.

Aktivist dhe dëshmitarë të kohës evokuan kujtimet nga ky aktivitet fisnik e arsimdashës të para tri dekadash.

“Profesorët e asaj kohe, 13 profesor morrën guximin, erdhën dhe ju përgjigjën thirrjes sonë edhe atë me deklaratë se ne jemi të gatshëm të punojmë pa pagesë dhe kjo ishte një kuroja për mua si ish drejtor që të jem edhe më i fuqishëm në vendimet të cilat i kasha marrë sëbashku me kolektivin e Sh.F. Vllaznimi”, ka dëshmuar me një rast ish drejtori Etem Xheladini.

“Në këtë korridor i lexuam emrat e nxënësve dhe vazhduam në katin e dytë të kësaj shkolle, për të vazhdu më pastaj me zhvillimin e procesit edukativo arsimorë”, ishte shprehur profesori Hysen Rrahmani.

“Trimi i mirë është me shokë shumë, e vërtetë që Etemi i ka prijë këtyre proceseve por pas vete ka pasur profesorë, intelektuar e dashamirë të arsimit shqip”, pat theksuar biznesmeni i njohur dhe arsimdashësi kumanovar Feriz Dervishi.

Lidhur me legalizimin e paraleleve shqipe të Gjimnazit në Kumanovë janë promovuar edhe veprat e Etem Xheladinit, “Lufta jonë për Arsimin shqip“ dhe “Dënimet e kurdisura“ dramë në katër akte.

“Unë si historian kam studiuar shumë luftëra, sic ka luftëra pushte, territory etj, mirëpo të cekësh luftë për arsim është shumë e vështirë, pasiqë arsimimi nuk duhet të fitohet me luftë, arsimimi është çështje të cilën duhet ta kenë të gjithë”, ka thënë për këto vepra recezenti Dr. Minir Ademi.

Kurse historiani Sevdail Demiri pat shtuar se libri “Lufta jonë për arsimin shqip”, botuar më 2016 në Kumanovë, paraqet një përmbledhje të materialeve të shumta dokumentare që kanë të bëjnë me përpjekje titanike për mbrojtjen e arsimit shqip nga ndërkmbëzat e pushtetit komunist të kohës, në të hasim shënime, procesverbale, dokumente, fotografi që flasin për problemin fillor e të mesëm shqip në Kumanovë në vitet e 80-ta të shekullit të kaluar.