Ekonomi

Besimi në takim me përfaqësuesit e BE-së, Matuela dhe Hudolin

Dizajnimi i politikave makroekonomike, financat publike, reformat strukturore, përkrahja e Qeverisë ndaj ekonomisë për ballafaqim me pandeminë, si dhe transformimi i gjelbër dhe dixhital ishin temat e diskutimit midis ministrit të Financave, Fatmir Besimi dhe Michela Matuela, drejtoreshë e Drejtorisë për zgjerim dhe politikë fqinjësore dhe Steffen Hudolin, udhëheqës i bashkëpunimit në Delegacionin e BE-së.

“RMV-ja është e përkushtuar në realizimin e rritjes ekonomike dhe rimëkëmbjen nga pandemia me fokus mbi realizimin e “rritjes më të mirë” që nënkupton – rritje të gjelbër, dixhitale, të zgjuar, të përshpejtuar, gjithpërfshirëse dhe të qëndrueshme. Plani për financimin e rritjes së përshpejtuar mbi të cilin punojmë, ka për qëllim që ta mundësojë përshpejtimin e rritjes së qëndrueshme, duke ruajtuar stabilitetin financiar përmes mobilizimit të kapitalit të sektorit privat si plotësim të mjeteve nga Buxheti” theksoi ministri Besimi.

Njëkohësisht, në këtë takim u diskutua edhe për Ligjin për buxhetet, për reformën e avancimit të decentralizimit fiskal që përgatitet në kuadër të Ministrisë së Financave, si dhe për realizimin e projekteve që financohen nga instrumenti IPA.

Sa i përket masave që ndërmerren për ballafaqim me pandeminë, ministri Besimi, theksoi se janë implementuar 6 pako me vlerë të përgjithshme prej 1 miliardë e 180 milionë euro.

– Maqedonia e Veriut udhëhiqej nga aspekti i qasjes “gjithçka që nevojitet” – financimi fillestar ishte sfidë, por më vonë na u dhanë mjete ndërkombëtare. Në vitin 2021, u implementuan 2 pako shtesë me vlerë të përgjithshme prej rreth 180 milionë eurove – ku ishin përfshirë jo vetëm masat intervenuese, por edhe masat e përkrahjes së rimëkëmbjes dhe rritjes, me qasje më të targetuar, duke u fokusuar njëkohësisht mbi kompanitë me performancë të mirë me qëllim të përkrahjes së investimeve. Momentalisht, të gjithë treguesit (rritja e BPV-së, të hyrat buxhetore, shkëmbimi tregtar etj.) tregojnë shenja për rimëkëmbjen e ekonomisë, potencoi Besimi.

Ai theksoi, gjithashtu, se zhvillimet edhe më tej monitorohen nga afër.
– Jemi të vetëdijshëm për sfidat – Maqedonia e Veriut vazhdon të ofrojë përkrahje përmes masave më të targetuara, të cilat që janë më të orientuar drejt tregut, duke u fokusuar mbi konsolidimin fiskal afatmesëm – poltikat e Maqedonisë së Veriut i ndjekin këto udhëzime, theksoi Besimi.