Kulturë

Besiana Mehmedi e Adelina Paloja shkëlqejnë në koncertin e 557-të vjetorit të Gjergj Kastriotit Skenderbeut në Lezhë

Bashkia e Lezhës dhe kryetari Pjerin Ndreu për herë të parë ka organizuar një eveniment të rrallë me rastin e 557- të vjetorit të Gjergj Kastrioti Skenderbeu- koceet klasik ku për herë të parë performuan katër artiste veprat më të bukura për heroin kombërar, ndonëse jemi mësuar të gëgjojmë zëra burrash dhe performanca të forta në raste të tilla, zëri i grave ishte jehonë e jashtëzakonshme e evidentimit të vuajtjeve tona shekullore! Programi filloi me veprën “Legjendat këndoja me mall” të Sami Piraj si kujtim për të gjithë të rënët të cilët mbeten të pavdekshëm në shëmbëlltyrën e së ardhmes! Programi ishte konceptuar në përputhje me figurën e Skenderbeut andaj vepra e dytë erdhi si kombinim i këngës së lashtë arbëreshe “Kjani trima” me “Hej ju male” nga filmi Skenderbeu i Çesk Zadesë interpretuar mjeshtërisht nga Besiana Mehmedi e cila në këtë eveniment solli edhe veprën premierë dedikuar Skenderbeut, shkruar nga kompozitori Sami Piraj!
Më pas pianistja Rudina Ciko solli dy veprat më të bukura pianistike të Çesk Zadesë me mjaft mjeshtri nga baleti “Delina”
Më pas soprano Adelina Paloja interpretoi premierë veprën e Gjon Gjevelekaj “Gjergj Kastriotit Skenderbeut”, këngën “Për ty atdhe” nga Pjetër Gaci dhe “Shqipëri o vendi im” nga Avni Mula! Pjesa më e bukur e koncertit ishte përmbyllja ky dy solistet në një kombinim fantastik dhe me një gërshetim të mrekullueshëm të zërave sollën në duet “Moj e bukura More” këngë shekullore shqiptare dhe “Rrjedh në këngë e ligjërime” që erdhi në një version tepër të veçantë të gërshetimit të dy ngjyrave soprano e mezosoprano që njëra tjetrën e plotësojnë dhe shkëlqejnë së bashku në skenë!