Kosovë

Besarta Jashari: Bab, u ktheva n’Prekaz. Jam ne shtepine e bacit Adem!

🇦🇱🇽🇰 “Bab, u ktheva n’Prekaz. Jam ne shtepine e bacit Adem. Ktu, ku jeta per ne filloj e per ju mbaroj. Shum ka ndryshu vendlindja jem. Prekazi u ba vend historik. Njerez prej tere botes vijn mi vizitu vaɾɾet e juaja. A tu kujtohet bab qe oda e bacit Adem perpara vetem ni dritare e ka pas? Aty pak drite hynte brenda. Sot, sidomos diten, shume zdritet se jane disa vrima plumbash. Ah more bab 10 vjet i pata kur serbet m’i moren krejt çka pata. Shpine, familjen e lumturine. Kurre se harrova ate dite. Bab ku do qe shkoj emri yt e i bacit Adem jane mburrni per te gjithe shqiptaret. Sa statujat e fotografite e juaja i hijeshojne trojet shqiptare. Sa shum rruge e mbajne emrin tend. Une shpetova bab, por kurr s’ju harrova. Me mungoni shume.”

Besarta H. Jashari, vajza e Hamez Jasharit. ❤🇦🇱🇽🇰