Berisha uron Mickovskin dhe Siljanovskën: Urime fitimtarëve!
Në Republikën Maqedonisë së Veriut fiton Partia VMRO.
Të dashur miq, në një proces zgjedhor demokratik, Partia më e madhe opozitare VMRO parti simotër e Partisë Demokratike të Shqiperisë, e udhëhequr nga Kristian Mickivski fitoi dje zgjedhjet Parlamentare dhe presidenciale në Republiken e Maqedonisë së Veriut. Me këtë rast i përcjell urimet më të mira Kryetarit të VMRO zotit Mickovski për suksesin elektoral të shkëlqyer të VMRO nën udhëheqjen e tij. Uroj gjithashtu zonjën Gordana Siljanovska-Davkova Svilanova Kandidate e VMRO, me rastin e zgjedhjes Presidente e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Uroj gjithashtu të gjithë deputetet shqiptarë që u zgjodhën dje me votën e lirë të qytetarëve shqiptar në këtë Republikë.
Zgjedhjet e djeshme janë dëshmi e një procesi demokratik dinjitoz për çka meritojnë përgëzime të gjitha palët. Dhe njeherë urimet më të mira fitimtarve./Sali Berisha