Berisha: Rezoluta e CDI, pasqyroi narkoshtetin! PD shpëtoi nga asgjësimi! Trump s’do e pranojë Ramën kryeministër
Lideri i opozitës, Sali Berisha foli në një intervistë ekskluzive për Çim Peka Live në SYRI TV, në lidhje me gjendjen e opozitës shqiptare, pas arrestimeve politike të diktuara nga kryeministri Edi Rama.
Sipas Berishës, ‘sot as Bjellorusia nuk ka tre lider kryesore të arrestuar dhe të tjerë të marrë mandatin’ dhe se ‘rezoluta e CDI-së, pasqyroi me vërtetësi të gjithë realitetin e një narkoshteti’.
Gjithashtu Berisha u shpreh se ‘rikthimi më i jashtëzakonshëm i kohërave i Donald Trump, s’mund të pranojë që Edi Rama t’i rekrutojë dhe korruptojë njeriun ndër më kryesorët për vendin e tij dhe ai në burg Edi Rama kryeministër’.
Intervista në studio:
Peka: A ka që ndonjë herë opozita shqiptare në kushtet më të pafavorshme për të bërë një garë elektorale?
Berisha: Jo kurrë dhe asnjëherë! As opozita shqiptare as në Europë. Sot as Bjellorusia nuk ka tre lider kryesore të arrestuar dhe të tjerë të marrë mandatin. Më kulmorja, ajo rezolutë e 109 partive pasqyroi me vërtetësi të gjithë realitetin e një narkoshteti. S’ka qënë kurrë Shqipëria një narkoshtet dhe shteti i parë dhe i vetëm në Europë. Vështirësia jonë është e madhe në koncepte.
Njerëzit këtu që janë të para viteve ’90 kanë në kokë klishenë e diktaturës komuniste. Për sa i përket pushtetit, Enver Hoxha ishte njeriu më i fuqishëm por nuk ishte kurrë kryetar i komunitetit të ujërave dhe kryetar i shkencave. Një përqëndrim absolut të tillë nuk ka pasur asnjëherë.
Por ka një gjë këtu. Nuk ka fatalitet. E rëndësishme është që PD shpëtoi nga asgjësimi. Shumë gjë e madhe. E rëndësishme është që po e kuptojnë që është e vetmja shpresë për përmbysjen e narkodiktaturës por që kërkon guxim kërkon sakrifica.
Rënia e mbështetjes së saj në Uashington dhe rikthimi më i jashtëzakonshëm i kohërave i Donald Trump i cili në platformën e tij, ka lirinë, ka familjen, ka vlerat, respektin për dinjitetin, pacënueshmërinë e dinjitetit njerëzo dhe natyrisht Amerika e para dhe s’mund të pranojë që Edi Rama t’i rekrutojë dhe korruptojë njeriun ndër më kryesorët për vendin e tij dhe ai në burg Edi Rama kryeministër, kështuqë gjërat do shkojnë, diktaturat nuk kanë të ardhme.
Europa është kapur befas sepse Europa nuk ka pasur kurrë narkodiktaturë.