Shqipëri

Berisha: PS po reduktohet si Partia e Punës, koalicioni “Bashkë Fitojmë” mer shumicën e bashkive

Sali Berisha i ftuar mbrëmë në emisionin “Opinion” është pyetur nga gazetari Blendi Fevziu se cilat janë pritshmëritë e koalicionit “Bashkë fitojmë” lidhur me zgjedhjet vendore të 14 Majit.

Berisha u shpreh i bindur në fitoren e koalicionit ku ai bën pjesë. Berisha tha se nëse nesër do të zhvilloheshin zgjedhjet mund të numëroheshin me gishtat e dorës bashkitë që fiton PS.

“Nëse nesër do të zhvilloheshin zgjedhjet. Mund të them që as me gishtat e të dy duarve nuk numërohen bashkitë që PS fiton. PS-ja po reduktohet në rezultatin e Partisë së Punës. Nuk ka nëse nuk do të ndodhë, kjo do të ndodhë. Unë kam ardhur këtu me të dhëna të plota ta sondazheve direkte me call center, qoftë dhe botën dixhitale.”-tha Berisha.