Maqedoni

Berin Muhamed është zgjedhur kryetar i Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme

Berin Muhamed, nxënësi vitit të dytë në gjimnazin “Zef Lush Marku”, është kryetari i ri i Unionit të Nxënësve të Maqedonisë së Veriut.
Ai u zgjodh sot në Kongresin e Tretë të Unionit, ndërsa kundërkadidat kishte Iva Tërpevskën, nxënëse e shkollës së mesme “Mirko Mievski” në Kërçovë.
Muhamed do të ketë mandat dy vjeçar, ndërsa pas përzgjedhjes ka deklaruar se do të punojë për avancuar punën e bërë nga ana e kryetarit të deritanishëm Luka Paviqeviq dhe liderëve tjerë që kanë qenë më herët.
“Dëshirojë të përkrah punën e rinis, e dyta, do të jenë librat për shkak se nuk kemi mjaftueshëm libra në shkollat, disa mungojnë, disa janë të vjetra. Mendojë se është ide e mirë që disa të jenë të shtypura disa në forma elektronike”, tha Muhamed.