Maqedoni

Në 100 ditët e para të qeverisjes, BDI-ia nuk ka realizuar asnjë nga 25 zotimet e saj

As në 100 ditët e para në Qeverinë e Zoran Zaevit dhe as në një qindëshin e Dimitar Kovaçevskit, BDI nuk ka realizuar synimin 100 ditor nga programi zgjedhor 2020-2024.

25 zotimet e integristëve kanë mbetur ne letër, ndërsa ndaj disa prej tyre është vepruar në kundërshtim me të ashtuquajturat zotime. Në zotimin e parë, vendimmarrja konsensuale në 10 institucione strategjike të udhëhequra nga një maqedonas dhe një shqiptarë është edhe Agjencia për Siguri Kombëtarë në të cilën përfaqësimi adekuat në nivel hierarkik mbetet i ulët, ndërsa mijëra shqiptarë vazhdojnë të kenë probleme me shtetësi.

Nuk është lëvizur asnjë gurë as në drejtim të zotimit për zhvillimin e orëve të detyrueshme të gjuhës shqipe në çdo shkollë. Gjuha shqipe edhe pse e rregulluar me ligj, vazhdon të mbetet e pa zbatuar në nivelet qendror dhe lokal. Në këtë kapitull, s’ka lëvizje as në zotimin e BDI-së për ndryshimin e himnit shtetëror i cili sipas saj do të reflektonte realitetin multietnik të vendit.

Në kapitullin drejtësi për të gjithë, BDI-ja kishte paraparë për 100 ditë Gjykatën e Lartë të Barazisë dhe Vettingun e detyrueshëm. Këto zotime parashikonin hetimin e diskriminimit në nivel shtetëror, përcaktim ky i cili nuk u realizua edhe pse pritej të ishte çelësi i rasteve të montuara gjyqësorë si: Monstra, Alfa, Almiri, Lagja e Trimave, etj. Lëvizje nuk ka as për vettingun e detyrueshëm të cilit sipas tyre do t’i nënshtroheshin politikanët, gjykatësit dhe funksionarët shtetërorë.

Në zotimet për jetë më të mirë për të gjithë, BDI kishte përcaktuar pagë minimale prej 600 eurove për çdo mësues, arsimtarë dhe infermier, gjë që nuk po bëhet as kur me resorin e Arsimit dhe të Financave udhëheqin kuadrot e BDI-së, ndërsa mësimdhënësit janë në grevë. Nuk filloi as ndërtimi i shtëpive të shëndetit në çdo komunë, sa kaq edhe të punësuarit me kontrata në vepër nuk u ambientuan me vendim të përhershëm pune dhe në mungesë të kuadrit disa shtëpi shëndeti rrezikojnë mos funksionimin efikas ose mbylljen totale.

Largimi i kazinove dhe lojërave të fatit 1km nga shkollat, kopshtet, xhamitë dhe kishat ishte zotim i paraparë të realizohet brenda 100 ditëve, por në vend të këtij zotimi ndodhi e kundërta. Derisa objekte të reja kazinoje ndërtohen në Tetovë të cilat tashmë edhe janë vënë në funksion, Ligji për lojërat e fatit mbetet i bllokuar në Kuvend. Premtime të tilla që nuk janë realizuar BDI-ja ka pasur edhe në programet e kaluara zgjedhore./Alsat.mk