Beqir Asani dhe Rafiz Aliti në vend të Izet Mexhitit dhe Blerim Bexhetit?
Beqir Asani dhe Rafiz Aliti në vend të Izet Mexhitit dhe Blerim Bexhetit? – Ja si e komenton Mexhiti
I pyetur për përshëndetjen speciale që Talat Xhaferi ua bëri Beqir Asanit dhe Rafiz Alitit në tubimin e Çairit dhe nëse e shihet këtë si një paralajmlrim për zëvendësimin e krerëve të “Grupit të zjarrit”, Mexhit nuk deshi të komentojë shumë.
“Këtu Ali Ahmeti duke i pasur të gjithë, tash vrapon se cilin prej neve ta ketë. Këta i ka pasur të gjithë ushtarë, militantë të BDI-së dhe sot vjen në një situatë për të vrapuar pas njërit apo tjetrit, prandaj nuk shoh diçka që dua ta komentoj”, deklaroi Mexhiti në Klan Debat me Xhumadije Ibrahimin./KlanMacedonia
Mexhiti: Çka nëse Ahmeti i përjashton nga partia? – Ja si përgjigjet Izet Mexhiti
Duke komentuar deklaratat e Ali Ahmetit në tubimin e BDI-së në Çair, Izet Mexhiti thotë se ka pasur zëra edhe për përjashtimin e të pakënaqurve nga partia.
“Mund edhe të na përjashtojë. Kishte edhe zëra se në tubimin e sontëm do të na përjashtojë në mënyrë publike. Por neve do të deklarohemi atëherë kur do të merret vendimi. Tash për tash ne kërkojmë që të rikthehet debati aty ku duhet”, tha Mexhiti.
Megjithatë, Mexhiti shprehet skeptik për përjashtimin e mundshëm të tyre sepse kjo, sipas tij nuk ka ndodhur asnjëherë në BDI, përcjell Klan Macedonia.
Nga këlto 22 vite nuk di të ketë përjashtuar dikë. Nëse do të ndodhë atëherë do të jetë një sihariq, risi brenda BDI-së dhe do të demonstrojeë edhe një herë se BDI ka ndryshuar, nuk është ajo e të kaluarës. Prandaj nuk e besoj këtë. Ne do të vazhdojmë luftën tonë ta bëjmë me argumente”, deklaroi Izet Mexhiti në emisionin në Klan Debat me Xhumadije Ibrahimi. /KlanMacedonia
“Në rrugën Shkup – Bllacë nuk ndërtohen fabrika, por kazino” – Kritika të Mexhitit për Artan Grubin
“Në rrugën Shkup – Bllacë nuk ndërtohen fabrika, por kazino”. Kështu vlerësoi sonte në Klan Debat, Izet Mexhiti, njëri nga kritikuesit më të mëdhenj të Artan Grubit dhe ndoshta personi kryesor në krye të “Grupit të zjarrit”.
Sipas Mexhitit, Grubi e ka keqpërdorur flamurin e BE-së në propozimin e ligjit për lojërat e fatit dhe për këtë sipas tij, ka kritika edhe nga Ambasadori i BE-së.
“Ka tendencë që të themelohet një kazino onlajn në qeveri”, tha mes tjerash Mexhiti./KlanMacedonia