April 30, 2024
Sport

Beppe Marotta tregon se kush është Messi i Interit

Drejtori i Interit, Beppe Marotta thotë se Lautaro Martinez është Lionel Messi i tyre dhe se ky do të jetë klubi i fundit përpara se të fillojë një lloj karriere shumë të ndryshme. Ai u intervistua në një bibliotekë në Milano gjatë prezantimit të një libri të ri dhe u pyet për skuadrën aktuale në San Siro. “Lautaro është Lionel Messi ynë. Është e vështirë të thuash se cili është lojtari më i mirë me të cilin kam punuar, sepse të gjithë kanë pika të forta të ndryshme, por më duhet të them Lautaro sepse ai është një talent i ri që po bëhet kampion. Ai përmirësohet ndeshje pas ndeshje dhe është ende shumë i ri”, ka thënë Marotta. Nerazzurrët arritën në finalen e Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar dhe fituan Kupën e Italisë dhe Superkupën e Italisë.

“Ne do të japim maksimumin, duhet të ketë një ekuilibër mes presionit dhe optimizmit, por natyrisht titulli i 20-të është diçka historike”, ka vazhduar drejtori i Interit. Marotta punoi në Sampdoria, Juventus dhe erdhi te Interi në dhjetor të 2018-ës, por zbuloi se ky është fundi i një rrugëtimi të gjatë.

“Mund të them se Interi do të jetë klubi im i fundit”, rrëfeu 66-vjeçari, i cili la të kuptohet se po shikon një të ardhme në politikë. Kontrata e tij me Nerazzurrët zgjat deri në qershor 2025, kështu që ka shumë kohë që ai të përgatitet për këtë.