Maqedoni

Benefite për të punësuarit në mbrojtje, ligji i ri mundëson punësime pa shpallje publike

Pas 32 vitesh pavarësi, të punësuarit në Mbrojtje ndahen nga administrata. Ligji i ri mundëson avancim dhe pagesë sipas meritës, punësime pa shpallje publike për profesionet kritike dhe anëtarët e ushtarëve të vrarë. Mungesë e pjesëtarëve të Armatës që janë pjesë e reprezentacioneve shtetërore, si dhe mungesë për shkak të përgatitjeve për punë në NATO.

“Ligji është me të vërtetë gjithëpërfshirës në krijimin e një sistemi efektiv për menaxhim personal në pajtueshmëri me standardet më të larta të Aleancës Veriatlantike. Kjo nënkupton avancim sipas sistemit meritor, krijimin e kushteve për një personel që do të punojë në pozitat e NATO-s, ndryshimi i statusit së të punësuarve prej të cilëve një pjesë do të jenë persona zyrtarë me autorizim, mundësi për punësim, si dhe dhënien e bursave për kuadrat që kryejnë detyra specifike.”, – deklaroi ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska.

Me ligjin e ri dhe marrëveshjen kolektive do të paguhet puna shtesë, kujdestaritë, si dhe regresi vjetor i të punësuarve.

“Me këto dy dokumente kyçe ose ligje janë zgjidhur shumë çështje të rëndësishme për të punësuarit në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në kuadër të Armatës.”, – theksoi Vanço Isajov nga Sindikata e Pavarur e Mbrojtjes.

Me ligjin e ri do të rritet edhe cilësia gjatë përzgjedhjes së kandidatëve për të shërbyer në Armatë dhe Ministrinë e Mbrojtjes. Ndryshimet e reja ligjore kanë mundësuar që për ketë sektor të ketë interes të madh dhe për këtë arsye nuk ka nevojë të ketë shërbim të detyrueshëm ushtarak, thonë nga Ministria e Mbrojtjes.